Marc Marquez nuk e ndal rrugëtimin e tij drejt titullit kampion në MotoGP për këtë sezon.
Piloti spanjoll i Ducati fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Italisë, zhvilluar në pistën e Mugello.
Një triumf disi i vështirë ky për Marquez, që mori kryesimin e garës në xhiron e nëntë dhe më pas e ruajti atë deri në fund. Në vendin e dytë u rendit vëllai i tij Alex Marquez me Ducati Gresini.
Në podium u ngjit edhe piloti italian Fadio di Giannantonio me Ducati VR46 (vendi i tretë), që në xhirot e fundit parakaloi patriotin e tij Francesco Bagnaia, i katërti me Ducatin zyrtar.
Gara e sotme solli edhe një kontakt të lehtë me Marc Marquez dhe Bagnaia në xhirot e para, me dy shokët e skuadrës që rrezikuan shumë. Për një moment përfitoi Alex Marquez, por në fund u dorëzua.
Ky është triumfi i dytë në karrierë për Marquez në pistën e Mugello, që falë kësij suksesi thellon edhe më shumë diferencën në renditjen me të vëllanë, i dyti. Edhe të shtunën, Marc Marquez triumfoi në këtë pistë në garën sprint.