Monday, 11. May 2026
Sport

Ballkani fiton miqësoren me Rabotniqkin

GS 27/06/2025 1 Min. Lesezeit

Pas disfatës nga Dinamo City 4:1 të martën, Ballkani e ka fituar ndeshjen miqësore ndaj skuadrës maqedonase, Rabotniqki.

Tri herë kampioni i Kosovës fitoi 2:0 të premten në ndeshjen e zhvilluar në Ohër. 

Golat për skuadrën suharekase i shënuan Albert Diene dhe Bleart Tolaj. 

“Kjo fitore është dëshmi e punës së palodhshme që po bën ekipi në këtë fazë përgatitore dhe një nxitje e fortë për ndeshjet e ardhshme që na presin”, ka shkruar në Facebook skuadra e drejtuar nga trajneri Orges Shehu. 

Ballkani në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të luajë me fituesin e duelit Floriana – Haverfordwest.

Teilen: