Legjenda e hendbollit, Dervish Berisha, ka uruar 30 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ish hendbollisti i Vëllaznimit, Trepçës në ligën e parë ish jugosllave, Prishtinës etj, tha se “Bota sot” është pasqyra më e ndritur kombëtare.
“’Bota sot’ është pasqyra më e ndritur kombëtare ku lajmëron për të gjitha ndodhit botërore e vendore.
Kurse sportit kosovar ia ka rritur vlerën shumë sepse shumë pak është publikuar më parë sidomos për hendboll, kurse tani pa dallim lëmive sportive “Bota sot”, gazeta më e mirë Kombetare dhe gazetari Kemajl Goca më i miri i cili me guxim e thotë realitetin dhe publikon të mirat e të keqijat e të gjitha sporteve.
Urime ‘Bota sot’ shumë suksese.
Urime redaktorëve dhe tërë stafit të ‘Bota sot’“, ka uruar Berisha.