Spanja është kampione e Europës për grumposhën U-19 për vajza. Në finale, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH, përfaqësuesja iberike mposhti Francën me rezultatin 4-0, duke dominuar në çdo aspekt përballjen. Gjithçka do të niste në mintutën e 23’ kur Libran, kapitenia e Spanjës nga një distancë e konsiderueshme mposhti portieren franceze, Fernandes.
Realizim që tronditi francezet pasi e kishin shumë të vështirë të reagonin. Ndeshja do të vështirësohej më tepër kur në minutën e 35’ Agote shënoi golin e dytë për Spanjën.
Në pjesën e dytë, nuk pati asnjë reagim nga Franca për të ndryshuar fatet e takimit. Serrajordi shënoi golin e tretë në minutën e 69’, ndërsa Bejarano tre minuta nga përfundimi i ndeshjes shënoi golin e katërt.
Spanja fiton kampionatin Europian për të katërtin vit radhazi dhe i shtati në historinë e përfaqësueses iberike.