“Ring On Fire 20”, kështu është titulluar ngjarja e boksit profesionist që mbahet sonte në Munih (Unterschleisshein Bayern). Spektakli fillon prej orës 18:30.
Tre boksierë shqiptarë do të zbresin në ring. Të gjithë janë nxënës të trajnerit Agron Kurtishi dhe akademisë së tij të boksit “Fight Power Academy”.
Granit Shala kërkon titullin WBA Continental Europe në kategorinë e rëndë, kurse Sami Ahmeti do të luftojë për titull WBC Junior.
Ahmeti ka tetë fitore në tetë duele. Pesë e meçe i ka mbyll para kohe.
Meç të rëndësishëm drejt ngritjes në boksin profesionist do të zhvillojë edhe Kelmend Halili. Për Halilin do të jetë dueli i katërt. Deri më tani ka tri fitore në po aq meçe.
Po ashtu, në këtë event do të paraqiten edhe Besart Aliu dhe Besmir Helshani në K1.
Aliu lufton për titull ROF K1, 5 raunde nga tre minuta, kurse Helshani në Superfight K1, 3 raunde nga tre minuta.
Promotori dhe trajneri i shqiptar i boksit në Gjermani, Agron Kurtishi, është organizator i eventit të boksit profesionist në Munich të Gjermanisë.
Ky do të jetë eventi i 20-të që Kurtishi organizon në shtetin gjerman.