FC Shkupi vazhdon të jetë aktiv në tregun e transferimeve, duke prezantuar portierin Ivan Nikoloski.
Portieri i ri 22-vjeçar mbërrin në radhët e çairasve, pas një përvoje ndërkombëtare, si dhe s një ish-anëtar i ekipit nacional kombëtar të Maqedonisë U-21.
Ai është djali i ish-portierit të ekipit A të Maqedonisë, Jane Nikoloski, dhe klubi beson se emri i ri do t’i sjellë stabilitet dhe cilësi ekipit.
Në karrierën e tij deri më tani, Nikoloski ka mbrojtur ngjyrat e disa ekipeve, përfshirë Pogradecin, si dhe Pobedën, Sasën, Bellasicën, Voska Sportin, Sileksin, Bregallnicën, Rabotniçkin dhe Dritën.