Monday, 11. May 2026
Sport

Drita mëson rivalët në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

GS 28/06/2025 2 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, tashmë i ka mësuar dy kundërshtarët e parë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani fillimisht do të përballet me Differdange, kampionen e Luksemburgut.

Në rast se e kalon këtë pengesë, Drita do të kalonte në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku do ta presë short më i vështirë.

Drita – në rast kualifikimi – në rrethin e dytë do të përballej me Copenhagen, kampionin e Danimarkës.

Por, duke marrë parasysh skenarin më të keq – pra eliminimin nga rrethi i dytë – Drita do të luante në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Aty, Drita do të ishte pjesë e shortit në vazon jobartëse dhe do të luante ndaj humbësve të ndeshjeve:

Rijeka – Ludogorets

Zalgiris – Dynamo Kyiv

Pafos – Maccabi TA

RFS – Malmö

Zrinjski – Slovan Bratislava

KuPS – Olimpija

Në rast se Drita eliminohet edhe nga rrethi i tretë kualifikues i Ligës së Evropës, do të kalonte në play-offin e Ligës së Konferencës.

Duke marrë parasysh, në një rast edhe më të keq, nëse Drita do të eliminohej në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, do të kalonte në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës

Teilen: