Monday, 11. May 2026
Sport

Golden Eagle Ylli prezanton trajnerin grek

GS 28/06/2025 1 Min. Lesezeit

Golden Eagle Ylli ka nisur përgatitjet për sezonin e ri basketbollistik.

Skuadra suharekase ka prezantuar trajnerin e ri, i cili është Fotis Takianos.

Trajneri grek ka një CV të pasur, ku ishte pjesë e disa skuadrave të njohura, derisa ka përvojë edhe në Kosovë, si trajner i Bashkimit dhe Rahovecit.

Ai do të jetë pasues i sllovenit, Ales Pipan.

”Në 50-vjetorin e themelimit të klubit tonë, Golden Eagle Ylli, po jetojmë një ndër momentet më të ndritura në historinë tonë. Puna, përkushtimi dhe mbështetja e komunitetit na kanë sjellë në një pikë krenarie dhe reflektimi – por edhe vizioni për të ardhmen.

Sot, me kënaqësi të madhe, prezantojmë trajnerin e ri të ekipit tonë, një emër tashmë të njohur për basketbollin në Kosovë: Fotis Takianos.”, thuhet në njoftim.

Teilen: