Pas rikthimit në Superligë, KF Drenicën po e pret një risi tjetër, privatizimi i klubit dhe udhëheqësit e ri.
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Fadil Nura, ka bërë të ditur se të hënën, më 30 qershor, nga ora 17:00, në stadiumin “Bajram Aliu” do të zhvillohet ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjes historike për privatizimin e klubit.
Në një postim publik, kryetari Nura thekson se kjo marrëveshje vjen si rezultat i zhvillimeve pozitive pas rikthimit të Drenicës në elitën e futbollit kosovar.
Pas një periudhe negociatash me investitorë të huaj dhe bashkëvendas, është arritur pajtimi për një bashkëpunim që synon të sigurojë një të ardhme të qëndrueshme e të ndritur për klubin, akademinë e futbollit dhe brezat e rinj
Njoftim i rëndësishëm!
Të nderuar qytetarë, anëtarë të tifozerisë “Shqiponjat e Zeza”, veteranë të futbollit profesionist dhe dashamirë të skuadrës sonë FC “Drenica”,
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes historike të privatizimit të Klubit të Futbollit “Drenica”, që do të zhvillohet solemnisht në Stadiumin “Bajram Aliu”, me 30 qershor, nga ora 17.
Rikthimi i skuadrës sonë të zemrës në elitën e futbollit kosovar, ishte ogurmirë, duke pasuar zhvillimet pozitive në arritjen e marrëveshjes me investitorë të huaj dhe me bashkëvëndes, për të finalizuar periudhën e negociatave me nënshkrimin e marrëveshjes, e cila garanton një të ardhme të ndritur për klubin, shkollat e futbollit dhe gjeneratat e sotme e të nesërme që do të vijnë për të luajtur për ngjyrat kuq e zi.
Jam i lumtur që po i japim një mundësi zhvillimit pozitiv të klubit tonë, me miqtë tanë investitorë me vizion dhe projekt të qartë për të ardhmen e futbollit drenicas.
Të hënën, me 30 qershor, nga ora 17 në Stadiumin “Bajram Aliu”, nënshkruhet e ardhmja e ndritur për FC “Drenica”!
Faleminderit të gjithëve që e keni mbajtur gjallë, që e keni mbrojtur me fanatizëm dhe që i dhatë lavdinë, që prej vitit 1958 e deri te ditët e sotme!
Historia ua njeh meritat!