• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Admir Latifi, 17-vjeçari që po tërheq edhe klubet e njohura kroate!

28/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Admir Latifi, sulmuesi 17-vjeçar nga Shkupi, është duke marrë gjithnjë e më shumë vëmendje nga skautë dhe klube jashtë Maqedonisë së Veriut.

Interesimi më konkret ka ardhur nga dy skuadra kroate, të cilat po ndjekin ecurinë dhe zhvillimin e këtij talenti premtues.

Ljatifi është lojtar krahu, i cili përveç teknikës që ka, posedon gjithashtu edhe shpejtësinë, por njëkohësisht është shumë i qartë me topin, që e bënë atë shumë të dalluar pikërisht për moshën që ka.

Përveç performancave në kampionat, ai ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueseve të moshave U17, U18 dhe U19 të Maqedonisë së Veriut, ku ka dhënë kontribut, si me asiste, ashtu edhe me gola.

Për më tepër, në një ndeshje miqësore ndaj Dinamo Zagreb në janar të këtij viti, Ljatifi arriti të shënojë, duke lënë mbresa te të pranishmit në atë takim.

“Ky është vetëm fillimi. Admir ka disiplinë dhe vizion, dhe është i vendosur ta çojë karrierën e tij në një nivel më të lartë,” – thonë burime nga ambienti i tij sportiv për portalin tonë, që e ndjek këtë talent që nga koha kur ishte pjesë e Makedonija GJ.P, por edhe e Neë Star.

Talenti shkupjan, edicionin e fundit ishte pjesë e KF Besa Dobërdoll, me të cilën skuadër zhvilloi 23 ndeshje, duke rejistruar edhe një gol.

Ndryshe, i njëjti, edhe pse vetëm 17-vjeç, ai në Ligën e Parë numëron gjithsej 40 ndeshje, një tjetër tregues për cilësitë dhe vlerën që ka ky futbollistë.

Next Post

Nga Turqia: Calhanoglu ka kërkuar largimin nga Interi, dëshiron Galatasarayn

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.