Dion Gallapeni, prej futbollistëve më të mirë në Kosovë, largohet nga skuadra me renome Prishtina.
Reprezentuesi i Kosovës karrierën do të vazhdojë në Poloni.
“FC Prishtina e përshëndet me mirënjohje dhe krenari largimin e Dion Gallapeni, i cili do ta vazhdojë karrierën e tij në Poloni.
Dioni ishte pjesë e rëndësishme e suksesit tonë, në triumfin në Kupën e Kosovës në edicionin që lamë pas teksa ishte shpallur edhe kampion i Kosovës me U21.
Me profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim, ai tregoi vlera të larta si sportist dhe si njeri për 6 vite sa ishte pjesë e klubit.
Ne jemi krenarë për rritjen dhe zhvillimin e tij brenda skuadrës tonë, dhe i urojmë suksese të mëdha në aventurën e re ndërkombëtare.
Klubi FC Prishtina do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.
Suksese Dion – na bëj krenarë!”, – shkruan në faqen e FC Prishtina.