• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gazetari i njohur italian i sugjeron Milanit transferimin e Gjimshitit: Është shqiptar si Tare!

29/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Berat Gjimshiti ka refuzuar së fundmi një ofertë të majme nga Katari, konkretisht nga klubi Al Rayyan, i cili ishte gati të paguante 12 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Megjithatë, kapiteni i Kombëtares Kuqezi preferoi të mos transferohej në Lindjen e Mesme, duke vënë në plan të parë ambiciet sportive përpara përfitimeve financiare.

Refuzimi i Katarit ka bërë që emri i Gjimshitit të qarkullojë sërish në tregun e transferimeve, këtë herë si objektiv i një gjigandi të Serie A – Milanit.

Gazetari i njohur italian, Carlo Pellegatti, ka zbuluar se “djalli” është i interesuar për qendërmbrojtësin e Atalantës, duke e përshkruar atë si një lojtar të kujdesshëm dhe me eksperiencë, i cili mund të ndihmojë në rindërtimin e repartit të prapavijës.

“Milan po ndërton një mbrojtje të re, por kujdes emrin e Berat Gjimshitit që deri më tani nuk ka dalë në pah. Ai është shqiptar si Igli Tare, është një lojtar shumë i kujdesshëm, mund të plotësojë prapavijën e kuqezinjve me eksperiencën e tij”, shkruan Pellegatti.

Gjimshiti është aktualisht nën kontratë me Atalantën deri në vitin 2026, por situata e tij është delikate.

Klubi bergamask duhet të vendosë nëse do t’i ofrojë rinovimin e kontratës apo do të shqyrtojë ofertat që vijnë, për të mos rrezikuar ta humbasë lojtarin me parametër zero vitin e ardhshëm.

Next Post

Gibson - trajner i ri i KB Pejës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.