• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Jashari pranon ofertën e Milanit, Tare përpiqet të ulë kërkesat ekonomike të Club Brugge

29/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani nuk ndalet. Rindërtimi i mesfushës që po përjeton skuadra kuqezi që nga shitja e Tijjani Reijnders te Manchester City është më i gjallë se kurrë, duke marrë parasysh edhe faktin se është ende në fazën e tij embrionale.

Me mbërritjen e Luka Modric si transferim i lirë dhe marrëveshjen me Torinon për Samuele Riçi të përfunduar, drejtori sportiv Igli Tare nuk ka ndërmend ta përfundojë fushatën e transferimeve në mesfushë këtu: duke mos përjashtuar interesin për Javi Guerra nga Valencia dhe Granit Xhaka nga Bayer Leverkusen, drejtuesi shqiptar dëshiron të gjejë ekuilibrin e duhur për t’i ofruar Massimiliano Allegrit një mesfushor të ri si Ardon Jashari.

Në orët e fundit ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë midis Igli Tares dhe drejtorit sportiv të Club Brugge. Gjatë këtij takimi, drejtori sportiv i kuqezinjve u përpoq të kuptonte nëse belgët ishin të disponueshëm dhe të hapur për të ulur atë kërkesë ekonomike prej 40 milionë eurosh midis pjesës fikse dhe asaj variabile, e përforcuar edhe nga po-ja e mbërritur tashmë nga Jashari – i cili tashmë ka komunikuar dëshirën e tij për t’u transferuar drejt Milanit.

Next Post

Agim Ademi: FFK është shtëpia e të gjithëve!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.