• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hoeness tërbohet me Matthaus

29/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bayern Munih dëshiron Nick Woltemade, edhe vetë lojtari është i gatshëm të bashkohet me bavarezët.

Mes dy palëve është arritur një marrëveshje parimore për kontratë deri në vitin 2030, por problemi qëndron te vlerësimi ekonomik. Bayern Munich do të donte ta mbyllte operacionin për 30-40 milionë euro, ndërsa Stuttgart kërkon 100 milionë euro.

Lidhur me këtë operacion, ish-mesfushori Lothar Matthäus komentoi për “BILD”: “E them prej kohësh, Woltemade është një lojtar i përshtatshëm për Bayernin. E shoh të drejtë që Bayerni po interesohet për të, edhe pse 60 milionë euro për kartonin e tij më duken pak. Po të flitej për 80 apo 100 milionë, nuk do të habitesha”.

Një deklaratë që ka zemëruar ish-presidentin e nderit të gjigantëve bavarezë, Uli Hoeness, i cili u shpreh për “Kicker”: “Lothar Matthäus nuk është në rregull me mendtë e kokës…” Hoeness sqaroi se duke folur për shifra të tilla të larta, nuk merret asnjë përgjegjësi, vetëm vihet nën presion Stuttgarti, i cili do të rrezikonte ta humbiste fytyrën publikisht nëse do ta shiste lojtarin për një shumë më të ulët.

“Këta ekspertë prej kohësh janë bërë një pengesë e madhe”, – shtoi Hoeness, duke treguar hapur irritimin e tij ndaj ish-lojtarëve që, sipas tij, ndikojnë negativisht në opinionin publik.

Next Post

Barcelona pranë rinovimit me Frenkie de Jong deri në vitin 2029

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.