Monday, 11. May 2026
Sport

F1, Norris triumfon në Austri

GS 29/06/2025 1 Min. Lesezeit

Lando Norris pas luftës së ashpër me me ngasësin tjetër të skuderisë së McLarenit, Oscar Piastrin, në fund arriti që ta fitojë garën Grand Prix në Austri.

Kjo është fitorja e tretë e Norrisit këtë vit, e cila ka bërë që të ngushtohet edhe diferenca e pikëve me australianin lider, në renditjen e ngasësve.

Tani Norrisi ka vetëm 15 pikë më pak se Piastri që i prin renditjes kurse gara e radhës do të organizohet në Britaninë e Madhe.

McLareni e dominoi garën e së dielës në Austri duke i zënë dy pozitat e para, ndërsa vend në podium ka bërë edhe Charles Leclerc i Ferrarit.

Lewis Hamilton i skuderisë së Ferrarit po ashtu, përfundoi i katërti, ndërsa George Russell i Mercedesit u rendit i pesti.

Kampioni në fuqi, Max Verstappen nuk e përfundoi garën, ndërsa tani ka mbetur 61 pikë prapa liderit të tabelës së ngasësve në Formula 1.

Teilen: