Bayern Munihu është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror për klube.
Kampioni i Gjermanisë, Bayerni, e ka mposhtur me rezultat 4:2 skuadrën braziliane, Flamengo.
Gjashtë gola u shënuan në stadiumin në Miami.
Bayerni ka treguar fuqinë ndaj Flamengos që ishte e rrezikshme herë pas here.
Harry Kane është vula e fitores së bavarezëve.
Pulgar (6′-autogol), Kane (9′ e 73′), Goretzka (41′) shënuan për Bayernin dhe Gerson (33′) e Jorginho (55′ – nga penalltia) për Flamengon.
Bayerni kualifkohet në çerekfinale ku do të ndeshet me PSG-në.