Premier Liga nuk ka nisur ende, por Pep Guardiola duket se po përgatitet për sezonin e ri. Trajneri spanjoll nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është bashkuar thirrjes që bëri Jurgen Klopp kur deklaroi se Kupa e Botës për Klube do të ndikonte negativisht te lojtarët.
“Mendoj se ky kompeticion mund të japë efektet e veta në periudhën dhjetor, janar dhe shkurt. Lodhja do të ndihet edhe më shumë në atë kohë. Unë mendoj si Jurgen Klopp, Kupa e Botës për Klubi mund të na shkatërrojë sezonin që vjen”, tha trajneri spanjoll i City-t në vigjilje të takimit me Al-Hilal.
Guardiola la të kuptohej se skuadra e tij nuk do të garojë në kushte të barabarta me Arsenal dhe Liverpool, të cilat nuk mundën që të kualifikoheshin në Kupën e Botës së Klubeve.