Sunday, 10. May 2026
Sport

Redon Bejta rikthehet tek Llapi

GS 30/06/2025 2 Min. Lesezeit

Skuadra e Llapit ka njoftuar për transferimin e Redon Bejtës.Sulmuesi anësor, Bejta pas katër vitesh tek 2 Korriku, kthehet tek skuadra e Llapit.

Llapi në një njoftim shkruan ”KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e sulmuesit të krahut, Redon Bejta, i cili pas katër viteve me FC 2 Korriku, kthehet në klubin ku morri hapat e parë si futbollist.Këmbëshpejti Bejta, produkt i Akademisë sonë, është një lojtar me profil sulmues që mund të luajë si sulmues i krahut të majtë apo qendërsulmues dhe ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U15 dhe U17.

Gjatë qëndrimit të tij katër vjeçar te 2 Korriku, Bejta u dallua për angazhimin, disiplinën dhe kontributin e tij me gola. Rikthimi në qytetin dhe klubin e tij e motivon për të dhënë maksimumin në fanellën bardhekaltër.Mirë se u riktheve në shtëpi, Redon”

Gjatë qëndrimit të tij katër vjeçar te 2 Korriku, Bejta u dallua për angazhimin, disiplinën dhe kontributin e tij me gola. Rikthimi në qytetin dhe klubin e tij e motivon për të dhënë maksimumin në fanellën bardhekaltër.Mirë se u riktheve në shtëpi, Redon”, shkruhet në njoftim

Teilen: