Sunday, 10. May 2026
Sport

Braziliani Queven largohet nga Ballkani

GS 30/06/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori nga Brazili, Queven Inacio nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Ballkanit.

26-vjeçari i ka dhënë fund aventurës me Ballkanin, ka njoftuar të hënën skuadra nga Suhareka.

Me anë të një postimi, Ballkani ka falënderuar Inacionin për angazhimin, kontributin dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

Inacio iu bashkua Ballkanit në janar të vitit të shkuar nga skuadra e Shkupit, ndërsa në sezonin 2024/25 realizoi 7 gola dhe bëri 5 asistime në Superligën e Kosovës.

Teilen: