Sunday, 10. May 2026
Sport

Kapiteni Koshi vazhdon me KB Vëllaznimin

GS 01/07/2025 1 Min. Lesezeit

Kapiteni Atik Koshi do të jetë pjesë e KB Vëllaznimit edhe për sezonin 2025/26, ka njoftuar ekipi nga Gjakova të martën.

Në njoftimin e KB Vëllaznimit, thuhet se marrëveshja me Koshin është e vlefshme edhe për sezonin e ri, që nis në muajin shtator.

Për Koshin, ky do të jetë sezoni i tretë rresht te Vëllaznimi, ekip me të cilin sezonin e fundit triumfoi në Ligën Unike.

Po ashtu, Vëllaznimi ka paralajmëruar edhe përforcime tjera pas zyrtarizimit të Koshit, në mënyrë që të jetë sa më i kompletuar për sezonin e ri.

Edhe në sezonin 2025/26, në krye të Vëllaznimit do të jetë trajneri nga Kroacia, Jeronimo Sharin.

Teilen: