Sunday, 10. May 2026
Sport

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

GS 01/07/2025 1 Min. Lesezeit

Real Madridi mposhti Juventusin me rezultatin 1:0 në duelin e vlefshëm për Botërorin e Klubeve, duke u kualifikuar për në raundin çerekfinal. 

Një përballje ku për madrilenët vendosi goli i shënuar nga sulmuesi Gonzalo Garsia në minutën e 54-t. 

Në çerekfinale, skuadra e Xabi Alonsos do të përballet me fituesen e çiftit Borussia Dortmund – Monterrey. 

Teilen: