KB Trepça ka mësuar kundërshtarin e parë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Në shortin e tërhequr të mërkurën, është përcaktuar që kampionia e Kosovës në çerekfinale të raundit kualifikues, do të përballet me skuadrën e njohur nga Holanda, Heroes Den Bosch.
Në rast se Trepça e mposht Den Boschin, atëherë në gjysmëfinale të raundit kualifikues do të luaj ndaj fituesit të ndeshjes Bakken Bears nga Danimarka dhe BC Kutaisi 2010 nga Gjeorgjia.
Për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Championsit, Trepça duhet ti mposht tre kundërshtarë.
Ekipi nga Mitrovica edhe sezonin e kaluar u paraqit në kualifikimet e Championsit, por pas eliminimit, garat i vazhdoi në grupet e FIBA Europe Cup.