• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Batatina: Në sezonin tjetër e synojmë çdo trofe të mundshëm

02/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Llapi i ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit Tahir Batatina.

Llapjanët e kaluan një sezon dëshpërues duke e siguruar mbijetesën vetëm përmes barazhit dhe u mposhtën në finale të Kupës së Kosovës duke mbetur edhe pa dalje në Evropë.

Bardhekaltrit bënë ndryshime të mëdha në ekip në këtë afat kalimtar, ndërsa trajneri Batatina ka folur për faqen zyrtare të klubit për fillimin e përgatitjeve dhe për objektivat e ekipit të tij në edicionin 2015/26.

Llapjanët e synojnë një sezon të suksesshëm dhe me trofe të fituar.

“Jam shumë i kënaqur me rikthimin në punë dhe me energjinë që e pashë në ekip. Grupi është shumë i mirë dhe transferet e reja do na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në edicionin e ri. Çdo fillim sjell freski dhe motiv të ri, por këtë herë është diçka më tepër sepse para vetës kemi përgjegjësi dhe synim të madh. Po punojmë me përkushtim maksimal që të krijojmë një grup të fortë dhe të disiplinuar taktikisht.”

“Është shumë e rëndësishme që përgatitjet të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme, andaj kemi planifikuar një fazë intensive për të ngritur nivelin fizik, teknik dhe psikologjik të skuadrës.”

“Objektivi ynë është të luftojmë për çdo trofe dhe të paraqitemi denjësisht në secilën ndeshje. Tifozët tanë “Legjendat” por edhe qyteti i Podujevës meritojnë më të mirën dhe do mundohemi që bashkarisht të punojmë për suksesin.”

Next Post

Reali, Xabi Alonso: Juve bëri një punë të shkëlqyer, jemi të kënaqur me çerekfinalet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.