Basketbollisti i Kombëtares së Kosovës,
Erjon Kastrati, më nuk është pjesë e skuadrës nga Trepça.
Kastrati, të enjten me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka konfirmuar largimin nga Trepça.
Ai është shprehur krenar me sukseset e arritura me fanellën e Trepçës, ekip me të cilin ka fituar 9 trofe.
Gjithashtu, Kastrati ka pranuar se ka pasur edhe periudha të vështira por ka insistuar se asnjëherë nuk është fshehur pas justifikimeve, duke shtuar se përgjegjësia nuk është vetëm për ditë të mira por edhe të vështira.
Kastrati në tri sezonet e fundit ka luajtur për skuadrën nga Mitrovica, të cilës iu bashkua nga Golden Eagle Ylli.
Ai pritet së shpejti ta bëjë të ditur klubin e tij të ri, ndonëse përmendet Golden Eagle Ylli edhe pse për shërbimet e tij është i interesuar edhe Bashkimi i Prizrenit.