Sulmuesi i Liverpool mësohet se ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Spanjë.
28-vjeçari ishte së bashku më të vëllain, Andre, dy vite më të vogël, teksa vetura i ka dalë jashtë kontrollit duke përfunduar jashtë rruge.
Aksidenti ka ndodhur në provincën e Zamora-s dhe ka rezultuar fatal edhe për pasagjerin. Ky lajm tragjik vjen vetëm dy javë pasi lojtari u martua me të dashurën e tij Rute Cardoso në Porto.