Tuesday, 10. March 2026
Sport

Real Betisi tenton Asllanin

GS 03/07/2025 1 Min. Lesezeit

Real Betisi po sfidon skuadrat italiane për shërbimet e Kristjan Asllanit, kanë njoftuar të enjten mediumet e huaja.

Asllani pritet të largohet nga Interi këtë verë dhe ekipi italian është në pritje të ofertave për shitjen e tij.

Së fundmi, në garë është futur edhe Betisi që po synon transferimin e mesfushorit të Shqipërisë në La Liga.

Krahas Betisit, Asllanin po e kërkojnë edhe Fiorentina e Bologna, ekip që ka ofruar 13 milionë euro për kartonin e tij.

23-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, ndërsa karrierë ka bërë edhe te skuadra e Empolit.

Teilen: