• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

MKRS-ja premton 4.5 milionë euro për stadiumin e Drenasit

03/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur të enjten se janë ndarë 4.5 milionë euro për rinovimin, përkatësisht për “fazës e fundit të punëve” në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Për rinovimin e stadiumit të Drenasit, Çeku, ka theksuar se është nënshkruar marrëveshje me Komunë e Drenasit. Sipas Çekut, Komuna e Drenasit, do të kontribuojë me 875 mijë euro dhe do t’i udhëheqë punimet në terren. 

“Kemi nënshkruar marrëveshjen me Komunën e Drenasit dhe po e nisim fazën e fundit të ndërtimit të stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’’, që ta kthejmë në një hapësirë të denjë, funksionale dhe të gatshme për ndeshje e tifozë. Komuna do të kontribuojë me 875 mijë euro dhe do të udhëheqë punimet në terren. Me vendosmëri po e realizojmë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin”, ka shkruar ministri Çeku.

Punët për rinovimin në tërësi të stadiumit në Drenas kanë nisur vite më parë. Por punimet janë kryer me ritëm të ngadaltë, ashtu si në shumicën e objekteve sportive në vend.

Next Post

Barcelona mendon për Dumfries

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.