Monday, 16. March 2026
Sport

Bashkimi prezanton trajnerin malazias Jovoviq për sezonin e ri

GS 03/07/2025 1 Min. Lesezeit

Klubi i basketbollit Bashkimi, është  bërë me trajner të ri. Të enjten klubi prizrenas ka prezantuar trajnerin nga Mali i Zi, Igor Jovoviq.

 “Klubi i basketbollit  Bashkimi ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Igor Jovoviq si trajneri i ri për sezonin 2025/2026”, shkruan në njoftimin e Bashkimit.

Trajneri Jovoviq së fundi punoi në Gjermani te klubi i Bundesligës, Mitteldeutscher. Ai ka punuar si asistent edhe te Bayerni, ndërsa ka drejtuar edhe te klubi i Bundesigës, Telekom Baskets Bonn, Stelmet Zielona Gora, Sutjeskën dhe Buduçnostin. Me Buduçnostin fitoi dy tituj, ndërsa luajti dy herë në gjysmëfinale të Ligës së Adriatikut.

Teilen: