Brazilianët e Fluminenses janë në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube duke e mposhtur në çerekfinale ekipin arab Al-Hilal.
Me rezultat 2:1 dhe duke qenë dy herë në avantazh, të udhëhequr nga qendërmbrojtësi veteran, 40-vjeçari Thiago Silva, Fluminense i afrohet momenteve vendimtare të garës së re që po zhvillohet në SHBA.
Sfida në stadiumin “World Camping” të Orlandos, u zhbllokua në fund të pjesës së parë kur Martinelli shënoi për Fluminensen, pas 40 minutave lojë.
Në fillim të pjesës së dytë, Al Hilal që po udhëhiqet nga Simone Inzaghi, e barazoj rezultatin në 1:1 me golin e Leonardos (51’).
Por goli vendimtar u shënua nga Hercules në minutën e 70-të.
Në gjysmëfinale, Fluminense do të pret fituesin e takimit Palmeiras – Chelsea, ndeshje kjo që luhet në mëngjesin e së shtunës me kohën tonë lokale.