Tuesday, 10. March 2026
Sport

Granit Xhaka tundohet nga oferta e sauditëve të Neom SC

GS 11/07/2025 1 Min. Lesezeit

Sipas “Foot Mercato” Granit Xhaka ka hyrë në radarët e klubit saudit Neom SC. Skuadra në fjalë sezonin e kaluar siguroi pjesëmarrjen në Saudi Professional League dhe për këtë motiv ka nisur të përforcohet në merkato.

Trajneri Christophe Galtier ka mundur që të sigurojë firmën e lojtarëve si Alexandre Lacazette dhe Marcin Bulka. Për momentin mësohet se skuadra saudite ka mbajtur disa takime me përfaqësuesit e Granit Xhakës. 32-vjeçari pritet që të largohet nga Leverkusen këtë verë.

Teilen: