Tuesday, 10. March 2026
Sport

FC Copenhagen reagon për ndeshjet me Dritën

GS 16/07/2025 1 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, do të përballet me gjigantin danez, Copenhagenin, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë, do të luhet në Danimarkë më 22 korrik kurse ajo e kthimit në Prishtinë, më datën 29 korrik.

Pas kalimit të Dritës në raundin e dytë kualifikues, ka ardhur menjëherë edhe reagimi i Copenhagenit për duelet me kampionen e Kosovës.

“Kjo është hera e parë që përballemi me një ekip nga Kosova. Do të shikojmë me kujdes kampionin nacional, FC Drita, ndërsa i qasemi ndeshjes së parë”, ka shkruar ndër të tjera ekipi nga Danimarka.

Copenhageni vlerësohet favorit përball Dritës, ekip që ka arritur sukses historik me kalimin në raundin e dytë të Championsit, duke u bërë skuadra e parë nga Kosova që ka arritur një gjë të tillë.

 

Teilen: