Tuesday, 10. March 2026
Sport

E pazakontë! 28 penallti në Champions, skuadra e sulmuesit shqiptar shkruan historinë dhe kalon më tej

GS 16/07/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrëmja e djeshme vështirë që të harrohet nga Hamrun Spartans, kampionët e Maltës. Kjo pasi bënë mrekullinë përballë Zalgirisit duke e eliminuar në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Fillimisht barazuan rezultatin e përgjithshëm, pasi ishin mposhtur në Lituani me rezultatin 2-0. Më pas koha shtesë nuk prodhoi gola të tjerë, ndërsa gjithçka u vendos përmes penalltive.

Plot 28 penallti u goditën në total. Hamrun shënoi dhjetë, ndërsa Zalgiris nëntë. Të tjerat u humbën. Arritje historike për Hamrun ku Redon Mihana ndodhej në stol. Tashmë Hamrun do të luajë për herë të parë në turin e dytë kualifikues të Champions.

Sfida e radhës është me gjigantët e Dinamos së Kiev. Sido të shkojë, tashmë maltezët kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Teilen: