Njëzet e tetë vjet më vonë, Italia kthehet në gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian të Femrave, i cili po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH. Ekipi i dtejtuar nga Soncin mposhti Norvegjinë falë dy golave të kapitenes Girelli, duke avancuar përpara në këtë garë, duke shkruar një faqe të re në historinë e futbollit italian.
Pas një pjese të parë pa gola, Italia arriti të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 50-të me anë të Girelli-t. Norvegjezet, pasi humbën një mundësi të artë në minutën e 60-të, penallti e gabuar nga Hegerberg, arritën të vendosin barazpeshën 6 minuta më vonë me të njëjtën protagoniste, Hegerberg.
Megjithatë, italianet këmbëngulën deri në fund dhe u shpërblyen me lojtaren e ndeshjes, Girelli, e cila shëno golin e fitores në minutën e 90-të, njëkohësisht dhe të kualifikimit për në gjysmëfinale të kompeticionit.
Në gjysmëfinale, italianet do të përballen me fituesin e çiftit Suedi-Angli.