Tuesday, 17. March 2026
Sport

Nga FC Porto te Prishtina, portugezi Mota zyrtarizohet te klubi bardhekaltër

GS 17/07/2025 1 Min. Lesezeit

Prishtina ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit portugez, Luis Mota, i cili vjen nga Porto.
Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime para nisjes së edicionit të ri në Superligën e Kosovës.
I fundit që i është bashkuar bardhekaltërve është portugezi, Mota, i cili ka luajtur për Porto B dhe Belenses.
“Luis Mota, është përforcimi ynë më i ri që i bashkohet ekipit për sezonin e ri”.
“Mota është sulmues portugez, 21 vjeçar me përvojë në strukturat e klubit FC Porto (B), dhe sjell cilësi teknike, shpejtësi si dhe instinkt goli që pritet ta ndihmoj skuadrën tonë në fazën ofensive. Mota poashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Beleneses”.
“Ky transferim tregon ambiciet e FC Prishtinës për të ndërtuar një skuadër konkurruese jo vetëm në nivel vendor, por edhe në garat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Teilen: