Wednesday, 15. April 2026
Sport

Korenica dy asistime për Cluj që kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Europës

GS 17/07/2025 1 Min. Lesezeit

Cluj ka arritur të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Europës.

Ekipi në të cilin startuan edhe dy yjet e Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica fitoi 3:0 ndaj Paks, teksa në ndeshjen e parë barazuan pa gola në Hungari.

Emërllahu ishte i pafat, teksa u lëndua në minutën e pestë të ndeshjes, duke u zëvendësuar, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë, Meriton Korenica asistoi në golin e parë dhe të tretë, duke qenë prej lojtarëve më të mirë në fushë.

Teilen: