• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E ardhmja e Xhakës mbetet pezull, Leverkuseni vendos kushtet për ta liruar

18/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Granit Xhaka vazhdon të jetë një nga figurat më të qëndrueshme në skuadrën e Bayer Leverkusen, pavarësisht zërave të vazhdueshëm për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere. Mesfushori shqiptar nga Zvicra, i cili aktualisht ndodhet në Rio me ekipin përgatitor të klubit gjerman, është çdo ditë i pari që zbret në fushë dhe stërvitet me përkushtim maksimal. Ai shihet i qeshur dhe i motivuar, duke mos lënë të kuptohet asgjë për të ardhmen e tij. Megjithatë, deri tani Xhaka ka preferuar të mos japë deklarata publike.

Sipas raportimeve të fundit, klubi saudit Neom SC është tërhequr nga gara për të siguruar shërbimet e Xhakës, ndërsa klubi anglez AFC Sunderland ka bërë një ofertë për mesfushorin 32-vjeçar. Megjithatë, sipas burimeve të gazetës gjermane BILD, oferta e anglezëve nuk është afër pritshmërive të Leverkusenit, të cilët kërkojnë rreth 20 milionë euro për kartonin e tij.

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, e vlerësoi lart rolin e Xhakës në klub dhe theksoi se prioriteti i tyre është ta mbajnë në ekip.

“Granit është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne – si për skuadrën ashtu edhe për klubin. Qëllimi ynë është ta mbajmë atë,” u shpreh Rolfes.

Megjithatë, ai pranoi se ekziston interesim për Xhakën dhe shtoi:

“Sigurisht që ka interesim. Do të duhet të flasim me lojtarin për të kuptuar cilat janë ambiciet e tij. Por është e qartë: vetëm nëse kemi një situatë ‘fitim-fitim’ për të gjitha palët, mund të ndodhë një transferim.”

Rolfes gjithashtu rikujtoi se Xhaka ka ende tre vite kontratë me Leverkusenin dhe theksoi:

“Jemi shumë të kënaqur me të. Kemi objektiva të mëdha për vitet në vijim. Ndaj një transferim mund të ndodhë vetëm nëse është në të mirën e të gjithëve. Për momentin, qëllimi ynë është që Granit të mbetet pjesë e jona.”

Në këtë fazë, e ardhmja e Xhakës mbetet e paqartë, por një gjë është e sigurt: Bayer Leverkusen nuk do ta lëshojë lehtë liderin e mesfushës, nëse nuk përfiton maksimalisht nga çdo marrëveshje e mundshme.

Next Post

Europiani i Femrave në RTSH: Anglia në gjysmëfinale, eliminon Suedinë me penallti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.