Anglia nuk e humbet guximin, eliminon Suedinë dhe siguron një gjysmëfinale kundër Italisë në Europianin e Femrave që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH! Kampionët në fuqi bënë një rikthim mahnitës në fund të 90 minutave dhe i mbijetuan eliminimit në gjuajtjen e penalltive për të arritur në katërshen e fundit.
Në Stadion Letzigrund(Zurich) suedezet e nisë mjaf mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Asllanit, ndërsa dyfishuan shifra me Blackstenius 25′. Kur dukej se gjithçka kishte përfunduar, Anglia zgjohet dhe shënon dy herë, me Bronze 79′ dhe Agyemang 81′.
90 minutat mbyllen në barazim 2-2, ndërsa shtesa nuk ndryshon asgjë në rezultat. Gjuajtjet nga pika e bardhë u buzëqeshën anglezeve që arritën të finalizojnë 3 kundrejt 2 të kundërshtarit nga 14 të gjuajtura në total.