• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Marseille interesohet për Edon Zhegrovën

18/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Olympique Marseille është skuadra e fundit, që sipas medieve në Francë i është vënë pas Edon Zhegrovës.

Përfaqësuesi kosovar e kaloi një pjesë të parë fantastike të sezonit të fundit, por më pas e pësoi një lëndim i cili e la jashtë fushës së blertë në krejt pjesën e dytë të edicionit 2025/25.
Përpos gjendjes së tij fizike, është karakteri i tij që ngre pikëpyetje, sipas analisti të mediumit, “RMC”, Kevin Diaz, i cili e sheh si një transferim të rrezikshëm dhe shumë të komplikuar, pasi 26-vjeçarin e sheh si një djalë të vështirë.
“Ai është një djalë i vështirë. Është shumë i vështirë për t’u menaxhuar”, deklaroi Diaz.

Sipas tij, kjo paqëndrueshmëri emocionale mund ta përfaqësojë një pengesë të madhe për integrimin e tij në Marseille.

“Pavarësisht potencialit të tij të pamohueshëm, transferimi i Edon Zhegrovës duket shumë i rrezikshëm për Marseillen. Temperamenti i tij i vështirë dhe mungesa e pjekurisë mund ta prishin ekuilibrin e ekipit të Marseilles. Nëse nuk ka një ndryshim rrënjësor në sjellje, ky transferim mund të shmanget nga Marseille”, shkruan mediumi francez “Score”.

Lille e vlerëson ish-futbollistin e Baselit 20 milionë euro, ndërsa ai ka kontratë me klubin francez edhe një vit.

Vlera në treg e Zhegrovës sipas Transfermarkt është 25 milionë euro.

Interesim për të kanë shfaqur edhe klubet angleze, Nottingham Forest dhe Newcastle United.

Ndërsa, në Itali qe një kohë e pëlqejnë Napoli, Milani dhe Atalanta.

Ndërkaq, në Turqi e pëlqen Fenerbahçe.

Shkaku i lëndimit, Zhegrova nuk ka luajtur që nga 14 dhjetori dhe ky fakt i ka trembur paksa ekipet e interesuara, të cilat thuhet se gjithnjë e më shumë po largohen prej tij.

Prishtinasi i kishte zhvilluar 21 ndeshje dhe i kishte realizuar 8 gola, ndërkohë që i kishte bërë edhe 2 asistime në pjesën e parë të sezonit.

Next Post

Hidhet shorti i kampionatit “Abissnet Superiore 2025/2026”, zbardhet kalendari i plotë i ndeshjeve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.