Thursday, 12. March 2026
Sport

Shorti përcakton kalendarin, sezoni i Superiores nis me sfida “titulli”

GS 18/07/2025 1 Min. Lesezeit

Është hedhur shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2025/2026.

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ishin të pranishëm përfaqësuesit e klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe përfaqësues të medias.

Ceremonia e shortit u drejtua nga shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, dhe java e parë premton menjëherë emocione, pasi goglat rezervuan përballjen finale të sezonit të kaluar në “Abissnet Superiore”.

Java e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”, sezoni 2025–2026:

Partizani – Vora
Teuta – Dinamo City
Vllaznia – Egnatia
AF Elbasani – Flamurtari
Bylis – Tirana

Kampionati “Abissnet Superiore” do të nis më 23 gusht.

Teilen: