• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Merkato/ Bayern nuk përgatit ofertë të tretë për Woltemade, Shtutgart refuzon të takohet me bavarezët

19/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Transferimi i Nick Woltemade në Mynih mund të kthehet në një telenovelë të vërtetë duke parë situatën që është krijuar pas dy ofertave të Bayern-it dhe reagimit të klubit të Shtutgart.

Siç dihet Bayern bëri edhe një ofertë të dytë zyrtare për Woltemade të premten. Kësaj here shifrat ishin të përmirësuara dhe në total arrinin gati 55 milionë euro, por edhe ky propozim nuk i ka mjaftuar drejtuesve të Shtutgart që të ulen në bisedime.

Sipas medieve gjermane kjo sjellje e klubit të Shtutgart ka irrituar shumë drejtuesit e Bayern, të cilët mendojnë se shifra e dytë e propozuar për 23-vjeçarin korenspondon me vlerën e tij në merkato.

Ajo çfarë ka irrituar më shumë krerët e Bayern është fakti se shefi i ekzekutivit i Shtutgart, Alexander Wehrle, ka refuzuar që të takohet për të nisur një tratativë të mirëfilltë. Në këtë pikë drejtuesit e Bayern, të cilët kanë arritur marrëveshjen me lojtarin prej kohësh, kanë lënë të kuptohet se nuk do të ofrojnë më një tjetër shifër, të përmierësuar për Woltemade.

Next Post

Liria fiton miqësoren ndaj Tiranës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.