Liverpool nuk ndalet në merkato pasi ka siguruar edhe transferimin e një tjetër lojtari. Edhe pse nuk ka shitur ende asnjë lojtarë, kampionët e Anglisë kanë siguruar shërbimet e Hugo Ekitike.
Sipas “New York Times” drejtuesit e Eintracht Frankfurt kanë miratuar transferimin pasi mbrëmjen e kaluar Liverpool u ka siguruar se të paguajë aq sa duhet për 23-vjeçarin.
Klubi gjerman, i cili vetëm pak muaj më parë shiti Kolo Muani për 95 milionë euro te PSG, është i sigurt se për Hugo Ekitike do të arkëtojë një shifër rekord.