Thursday, 12. March 2026
Sport

Hendbollistet e Kosovës të pestat në Gjeorgji

GS 20/07/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar në vendin e pestë paraqitjen në Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Të dielën, në Telavi të Gjeorgjisë, hendbollistet e Kosovës fituan 25:21 ndaj Luksemburgut në ndeshjen për vendin e pestë në Evropianin B, që ishin dhjetë kombëtare.

Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), ky është suksesi më i madh i Kosovës në hendboll me grupmosha të reja në Kampionate Evropiane.

Kosova U19 e përfundoi Kampionatin Evropian B me katër fitore e dy disfata, ku në fazën e grupeve triumfoi bindshëm ndaj Bullgarisë e Gjeorgjisë.

Për plasman, hendbollistet e Kosovës fillimisht fituan 35:26 ndaj Izraelit, përpara se ta mposhtin Lumsemburgun.

Arjeta Imeraj ishte më efikasja me 7 gola te Kosova ndaj Luksemburgut.

Teilen: