Thursday, 12. March 2026
Sport

Ballkani konfirmon transferimin e Vokrrit

GS 20/07/2025 1 Min. Lesezeit

Ballkani i Suharekës, ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të krahut, Diar Vokrri.

Vokrri është prezantuar të dielën mbrëma te Ballkani, ekip me të cilin do të paraqitet në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

“Me këtë përforcim, vazhdojmë të ndërtojmë një skuadër konkurruese për sfidat që na presin në kampionat dhe arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Ballkani në njoftimin për Vokrrin.

Vokrri te Ballkani është transferuar nga Llapi, ekip që të shtunën konfirmoi arritjen e marrëveshjes me ekipin nga Suhareka por nuk dha detaje

Detaje tjera për transferimin e Vokrrit nuk ka dhënë as skuadra e Ballkanit.

Teilen: