Tuesday, 10. March 2026
Sport

Drita – Shkëndija, përballja e mundshme në Ligën e Evropës

GS 21/07/2025 1 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, ka mësuar kundërshtarët eventual për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Nëse e kalon Copenhagenin, kundërshtarin e raundit të dytë kualifikues të Championsit, Drita avancon në raundin e tretë të kësaj gare.

Por, nëse ekipi kosovar eliminohet nga danezët, atëherë garat evropiane i vazhdon në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Dueli i parë mes Copenhagenit dhe Dritës, zhvillohet të martën mbrëma në Danimarkë kurse ai i kthimit pas një jave në Prishtinë.

Nëse Drita eliminon Copenhagenin, atëherë në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve do të përballet me fituesin e duelit Malmo – RFS.

Ndërkohë, nëse Drita eliminohet nga Championsi prej Copenhagenit, në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, do të luaj kundër humbësit të përballjes Shkëndija – Steaua Bukuresht.

Drita e ka kaluar me sukses raundin e parë kualifikues të Championsit, në të cilin ka eliminuar Differdangen e Luksemburgut.

Teilen: