“Grande Boucle” ka humbur njërin prej protagonistëve të saj kryesor. Mëngjesin e ditës së sotme ekipi i Alpecin-Deceuninck ka lajmëruar se Mathieu Van der Poel është tërhequr nga gara.
“Mathieu në ditët e fundit ka shfaqur simptoma të ftohjes. Të hënën pasdite gjendja e tij u rëndua shumë, ndërsa të nesërmen pati edhe temperaturë. Pasi kontrolleve në ‘Narbonne Hospital’ mjekët dolën në përfundimin se ai vuante nga një formë pneumonie”, ishte njoftimi i bërë nga skuadra e ish-kampionit të botës.