Saturday, 14. March 2026
Sport

Retegui në Arabinë Saudite për 65 milionë euro

GS 22/07/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi italian, Mateo Retegui, është larguar nga Serie A për të vazhduar karrierën në Lindjen e Mesme.

Retegui është transferuar te ekipi i Arabisë Saudite, Al Qadsiah nga Atalanta për 65 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i Italisë.

Retegui vetëm sezonin e shkuar ishte pjesë e Atalantas, ndërsa në Itali ka bërë karrierë edhe te skuadra e Genoas, ku në total ka shënuar 32 gola në 65 paraqitje në Serie A.

26-vjeçari si futbollist është zhvilluar në Argjentinë, ndërsa për Kombëtaren e Italisë ka shënuar 6 gola në 20 paraqitje prej vitit 2023.

Teilen: