Saturday, 14. March 2026
Sport

Polloshka i bashkohet Sigal Prishtinës

GS 22/07/2025 1 Min. Lesezeit

Sigal Prishtina po vazhdon me përforcime vendore për sezonin 2025/26 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas Arian Azemit, Dion Haxhosajt, Valmir Kakrukit e Daniel Lekndrejajt, Sigal Prishtina ka shtuar edhe një lojtar tjetër në radhët e veta.

Bëhet fjalë për fundorin Don Polloshka, i cili është rikthyer te Prishtina dhe do të jetë pjesë e ekipit për sezonin 2025/26.

Polloshka të martën është prezantuar te Prishtina, ekip të cilit i bashkohet pas dy sezoneve fantastike që i pati me fanellën e Vëllaznimit të Gjakovës.

Në fakt, Polloshka ishte ndër më të merituarit për triumfin e Vëllaznimit në Ligën Unike sezonin e shkuar, në të cilin luajti me një mesatare prej 8 pikëve, 3 kërcimeve e 4 asistimeve.

Në krye të Sigal Prishtinës për sezonin e ri, do të jetë trajneri i mirënjohur nga Greqia, Michalis Kakiouzis.

Teilen: