Tuesday, 3. March 2026
Sport

Fiorentina dorëzohet për Asllanin

GS 22/07/2025 1 Min. Lesezeit

Pas Real Betisit edhe një ekip tjetër është tërhequr nga gara për shërbimet e mesfushorit Kristjan Asllanit.

Bëhet e ditur se Fiorentina ka bërë hap prapa për Asllanin për shkak të çmimit të lartë që Interi ka vendosur për kartonin e tij.

Interi po kërkon të paktën 20 milionë euro për Asllanin, të cilin tashmë e ka nxjerrë në shitje derisa Fiorentina kishte ofruar 15 milionë euro.

Pas tërheqjes së Fiorentinës, vetëm Bologna ka mbetur e interesuar për Asllanin por që ende nuk ka bërë ofertë zyrtare.

Interi nuk llogarit në Asllanin edhe pse 23-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Teilen: