Sunday, 10. May 2026
Sport

Kore e Jugut/ Asani shënon gol më vlerën e një pike për Gwangju

GS 22/07/2025 1 Min. Lesezeit

Jasir Asani ka shënuar një tjetër gol në K League 1 në barazimin 1-1 që mori Gwangju FC përballë Gimcheon Sangmu. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e parë të takimit në minutën e 37-të të takimit me një gol nga jashtë zone.

Ishi i Partizanit arriti që të shënojë përsëri pas dy minutash, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Forma e mira në takimet e fundit ka bërë që Asani të shënojë 4 gola në pesë takimet e fundit.

Në 23 takime Gwangju ka grumbulluar 32 pikë dhe mban vendin e gjashtë.  

Teilen: