Saturday, 9. May 2026
Sport

Asllani rikthehet në stërvitje të shtunën, Interi i ka bërë të qartë planet për të ardhmen

GS 23/07/2025 1 Min. Lesezeit

Kristjan Asllani pritet që të fillojë sezonin e ri të shtunën kur edhe do të prezantohet për kontrollet e para në “Appiano Gentile”. Sipas shtypit italian shqiptari e di fare mirë se nuk ka të ardhme në Milano dhe se Interi pret që prej shitjes së tij të përfitojë 18-20 mln euro.

Deri më tani Asllani ka refuzuar ofertat që kanë ardhur nga klube jashtë Serie A. Sjellja e shqiptarit nuk i ka pëlqyer aspak ziklatërve, të cilët duan që të arkëtojnë sa më shpejt shifrat për lojtarët, të cilët janë në dalje pasi do të duhen që t’i invetojnë në objektivët e rinj në merkato.

Teilen: